Dy prinderve të Bleona Matës, vajzes 6 vjecare nga Zapodi te zhdukur prej tre javesh, u kane ngelur ne dore vetem rrobat e vajzes dhe disa foto.
Ata shpresojne kthimin e vajzes dhe cdo dite presin lajmet nga policia e cila ka nisur kerkimet ne tre shtete. Nena e Bleonës ndersa lutet per kthimin e femijes se saj tregon momentin kur vajza e vogel u zhduk. Bleona Mata se bashku me 5 vajza me te rritura, nje prej te cilave edhe halla e saj doli per here te pare per te kullotur dhente.
Babai i vajzes ka ndjekur nga afer kerkimet e vajzes se tij. Ai perjashton ndonje hakmarrje ndaj familjes se tij dhe dyshon te vajzat qe shoqeronin te bijen.
Policia ka vendosur 3 milione leke shperblim per personat qe japin informacione per Bleonen e zhdukur. Nderkohe qe ceshtja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda si dhe eshte shpallur kerkim nderkombetar nga Interpoli.
Top Channel