Topi: Procesi i njohjes së Kosovës po ecën përpara

08/06/2010 12:35

Presidenti rumun Traian Basescu deklaroi se vendi i tij nuk do ta njohë Kosovën dhe do të vazhdojë të respektojë të drejtat ndërkombëtare, ndërsa Serbinë do ta ndihmojë për aderimin e saj në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë të përbashkët për media në Tiranë, me homologun e tij Bamir Topi, Basescu theksoi se Rumania nuk ka fleksibilitet për cështjen e Kosovës dhe këtë qëndrim e ka parashtruar edhe në motivacionin për mosnjohjen e pavarësisë.

Ashtu sikurse pritej, krejt ndryshe ka qenë qëndrimi i kreut shqiptar, i cili theksoi se në këto dy vite që pas shpalljes së pavarësisë, lista e vendeve që kanë njohur pavarësinë është shtuar shumë dhe progres në këtë aspekt do të shënohet në vitet e ardhshme, nëse edhe liderët atje do të punojnë më mirë.

Topi theksoi se procesi i njohjes është një dinamikë e vazhdueshme dhe se pas qëndrimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, progresi do të jetë më i ndjeshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA