SHBA: Rezoluta për Iranin brenda javës
08/06/2010 02:45
Shtetet e Bashkuara parashikojnë dërgimin e një projekt-rezolute në Këshillin e Sigurimit për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Iranit për programin e tij bërthamor, brenda kësaj jave.
Sipas zyrtarëve amerikanë rezoluta do të paraqitet para Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën ose të enjten.
Rezoluta e Uashingtonit, që përmban sanksione të reja ndaj Teheranit, kundërshtohet hapur prej Brazilit dhe Turqisë, dy aleatë të SHBA-së. Pikërisht për këtë votim, zyrtarë të lartë të administratës amerikane shprehen se që të dyja këto vende duhet “të japin shpjegime për votimin e tyre kundër”.
Megjithatë amerikanët shprehen të sigurtë se rezoluta do të marrë votat që i nevojiten për kalimin e saj.
Top Channel