Pukë, goditet me motorsharrë, vdes 44 vjeçari
08/06/2010 16:40
Pukë, një 44 vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me motorsharrë nga një e moshuar teksa ishte duke prerë dru.
Sipas policisë, Gjin Peraj u godit nga autorja e ngjarjes në mënyrë aksidentale.
Edhe pse u transportua me helikopterë për në Tirane, viktima nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Policia është duke vijuar hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Top Channel