Irani, OKB: Marrëveshje për listat e zeza

08/06/2010 18:05

Fuqitë e mëdha të Këshillit të Sigurimit kanë rënë dakord mbi listat e zeza që do të lidhen më projektrezolutën mbi sanksionet ndaj Iranit.

Bëhet fjalë për një listë të detajuar me entet dhe individët që do të preken nga sanksionet e OKB-së nëse Këshillit të Sigurimit do të japë dritën jeshile me një votë pozitive.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime diplomatike perëndimore.

Nesër KS pritet të votojë sanskionet e reja kundër programit bërthamor të Teheranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA