Interneti, Kina mbron të drejtën e censurës

08/06/2010 14:55

Kina ka mbrojtur të drejtën e saj për të censuruar internetin, përmes një komunikate të shpërndarë nga qeveria që konfirmon zakonet e saj ndaj web-it.

Në komunikatë thuhet se, vendi ka të drejtë të qeverisë internetin sipas rregullave të tij dhe brenda kufijve të tij.

Në dokument tregohet gjithashtu se sa shpejt është zhvilluar interneti në Kinë në 16 vitet e fundit, pasi u realizua lidhja e parë.

Deri në fund të vitit të kaluar, vendi më i madh aziatik numëronte 384 milionë përdorues të internetit.

Në komunikatën e saj, qeveria e Pekinit e cilëson internetin si një kristalizim të mencurisë së njeriut.

Por në të paraqiten gjithashtu një sërë arsyesh përse qytetarët kinezë nuk mund të kenë akses tek gjithë kjo zgjuarsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA