
Rritet ndjeshëm numri i personave që zgjedhin burgun në vend të pagesës së gjobave të vendosura nga gjykata.
Pasi përfundojne dënimin me burg, këta shtetas nuk paguajnë dot gjobën dhe pas verifikimeve që përmbarimi bën në llogaritë bankare apo pronat, i dërgon shkresë prokurorisë për mos shlyerjen e gjobës, cka e detyron organin e akuzës t’i riktheje këta shtetas sërish në gjykatë.
Gjobat e papaguara variojne per shuma te pakonsiderueshme nga 20 mije leke, 50 mije leke deri ne 200 mije leke, pagimi i te cilave behet nga i pandehuri duke konvertuar nje dite burg me 5 mije leke. Vetem per kete vit prokuroria e Tiranes i ka kerkuar gjykates per 110 raste konvertimin e denimit nga gjobe ne burg per shtetas te akuzuar me se shumti per largim pa leje nga reparti ushtarak, falsifikim dokumentash, lidhje te paligjshme ne rrjetin e energjise elektrike, armembajtje pa leje etj.
Sipas gjykates se Tiranes ka nje dyfishim te konvertimeve te denimit, pasi per te njejten periudhe te vitit te kaluar jane regjistruar dhe kane shkuar ne burg per pamundesi pagimi gjobe vetem 50 shtetas. Ne nje nga vendimet e saj gjykata refuzon ta coje te akuzuarin e prokurorise ne qeli per konvertimin e gjobes 66 mije lekeshe.
Në një prej vendimeve për këto lloj cështjesh thuhet: “I denuari Syria Topi, baba i kater femijeve te mitur, per nje periudhe disa mujore ka kaluar nje gjendje jo te mire shendetesore, e cila eshte pasuar me shpenzime spitalore. Ne jemi dakord te shtyjme afatin e pagimit te gjobes per shkak te gjendjes se tij teper te renduar ekonomike, sepse ekzekutimi i denimit do t’i sillte pasoja te renda te denuarit dhe familjes se tij”.
Ndersa rastet e mesiperme jane zyrtare, pasi regjistrohen si ceshtje nga ana e prokurorise, ajo qe nuk dihet eshte se sa eshte numri i shtetasve qe dorezohen vullnetarisht ne burg ne pamundesi per te shlyer gjoben e vendosur nga gjykata. Nga ana tjeter, avokati Saimir Visha ka nje teori te tijen juridike per shkelje te te drejtave te njeriut ne raste te tilla e per kete i eshte drejtuar Gjykates se Larte i nxitur nga riarrestimi i klientit te tij per mos shlyerje gjobe.
Top Channel