BSH rriti barrierat për individët

08/06/2010 08:55

Autoriteti i Konkurrencës doli në konkluzionin se Banka e Shqipërisë ka shtuar gjatë viteve të fundit barrierat për individët që dëshirojnë të blejnë bono thesari, si dhe i sugjeroi të rikthejë skemën e vjetër të depozitimit me para në dorë.

Pas një hetimi njëvjeçar për tregun e borxhit të brendshëm, Autoriteti vendosi të mos gjobisë bankat e nivelit të dytë, të cilat qenë hetuar për manipulim të tregut të bonove, duke përdorur fuqinë e tyre të ndjeshme, pasi nuk u siguruan provat e mjaftueshme.

“Banka e Shqipërisë e ndryshoi politikën e saj të aksesit të individëve dhe bizneseve të vogla që investonin në bono thesari duke i detyruar që të hapnin një llogari pranë saj (pra nuk i zhvendosi individët nga sportelet e Bankës Qendrore) ku mund të transferonin paratë e depozituara në një nga bankat e nivelit të dytë kundrejt komisioneve që variojnë nga 1/1000 e shumës (por jo më pak se 1000 lekë) deri në 3500 lekë”, thotë AK në vendimin e saj final.

“Duke i shtuar kësaj kostoje dhe efektet negative të asimetrisë së informacionit për klientët në banka lidhur me shërbimin e investimit në bono thesari, konkludojmë se janë rritur barrierat për pjesëmarrësit në ankandet e tregut primar të bonove të thesarit dhe ka kufizuar konkurrencën ndaj bankave”, vijon më tej vendimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA