Shell eksporton benzinë në Iran

07/06/2010 13:00

Pas 7 muajsh ndërprerje, Shell ka rifilluar eksportimin e benzinës në Iran, megjithë presioneve amerikane për të izoluar vendin.

Kompania e naftës anglo-holandeze ka dorëzuar muajin e shkuar 3 ngarkesa me 30 mijë tonë benzinë në portin iranian të Bandar Abbas.

Dorëzimi i fundit ishte bërë më tetor të 2009-ës.

Prodhuesi i pestë botëror i naftës, Irani importon 40 përqind të benzinës pasi nuk disponon një sistem të mjaftueshëm rafinimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA