Rusi, mbi 1 milionë të vdekur nga heroina

07/06/2010 18:50

Në 10 vitet e fundit në Rusi kanë humbur jetën rreth 1 milionë persona, për shkak të përdorimit masiv të heroinës që vjen nga Afganistani.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet ruse, të cilat kanë dhënë alarmin pasi numri i përdoruesve të lëndës narkotike ka arritur në 16 milionë.

Sipas burimeve, 30 mijë rusë kanë vdekur vetëm vitin e kaluar nga futja e heroinës në vend, që kontrollohet nga grupet ruse të krimit të organizuar.

Për shkak të këtij fenomeni autoritetet ruse kanë kritikuar edhe Shtetet e Bashkuara, se nuk po punojnë si duhet për të parandaluar prodhimin e heroinës në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA