Alessandra Ambrosio shfaqet pa reçipeta dhe me një fund transparent në Los Angeles
Robbie Williams është një nga ata personazhe që nuk di të mbajë sekrete dhe në ato pak intervista ku pranon të flasë, e rrëfen jetën pa ngjyrime apo kopertina.
Kështu ka ndodhur edhe këtë herë ku ish pjesëtari i Take That ka pohuar se sekreti i mbajtjes së trupit në formë është seksi. Në një intervistë dhënë për “Daily Star”, këngëtari 36 vjecar pohon se ai dhe e dashura Ayda Field kryejnë marrëdhënie seksuale shume herë gjatë ditës.
Nuk është cudi që Robbie të ketë një dashuri të madhe për marrëdhëniet seksuale. 10 vjet më pare, tabloidet u mbushëm me kryetituj të tillë si: “Eshtë i sëmurë pas seksit si Michael Douglas”. Në vitin 2006, Williams përfundoi në spital për shkak të fanseve që conte në hotel cdo natë dhe kjo e bëri që ai të humbiste energjitë për t’u ngjitur në skenë.
Mesa duket, tashmë që ka gjetur dashurinë e jetës, ai jep një recetë të saktë: “Një dietë të shëndoshë, shumë ujë, shumë buzëqeshje dhe shumë seks”.
Top Channel