Nafta, “BP” do mbledhë 20 mijë fuci në ditë

07/06/2010 17:20

“British Petroleum” ka njoftuar se do të shtojë kapacitetet e saj për të mbledhur naftën që derdhet nga pusi në Gjirin e Meksikës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave kompania britanike ka në plan të mbledhë 20 mijë fuci në ditë.

Njoftimi është dhënë nga përgjegjësi i koordinimit të operacioneve, admirali i Rojës Bregdetare Thad Allen.

Zyrtari i lartë ka paralajmëruar gjithashtu se pasojat e derdhjes së naftës do të ndihen për vite të tëra në ambient.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA