Indonezi, shëmbet ura, vdesin 12 fëmijë

07/06/2010 08:45

Një urë e varur është shembur në Indonëzi duke shkaktuar vdekjen e 12 fëmijëve që ishin duke marrë pjesë në një rit tradicional që do t’u sillte fat.

Indicenti ka ndodhur të dielën në një fshat të provincës së Aceh-ut, në ishullin indonezian të Sumatras.

Sipas burimeve lokale, gjatë momentit të rënies së urës më litarë, ishin 37 fëmijë të cilët kanë rënë në lumë.

Janë rekuperuar të gjithë, përveç 12 viktimave, të gjithë më pak se 12 vjeç, të shtyrë tutje nga rryma e fortë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA