Gjermani, 80 miliardë euro kundër krizës

07/06/2010 17:05

80 miliardë euro deri në vitin 2014 është manovra financiare e miratuar nga qeveria gjermane kundër krizës ekonomike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kancelarja gjermane Angela Merkel, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Berlin.

Ndërkohë, është njoftuar nga ambasada franceze në kryeqytetin gjerman anulimi i takimit mes kancelares Merkel dhe presidentit francez Nicolas Sarkozy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA