Bursat rihapen me frikë
07/06/2010 09:00
Nis një javë e vështirë për tregjet e bursave. Kështu në Tokio bursa është mbyllur duke humbur 3,84%.
Në sfond janë të dhënat e dobëta për punën në Shtetet e Bashkuara, por sidomos frikërat për probleme të reja për borxhin në Europë, që mund të kenë lidhje me Hungarinë.
Euro është shkëmbyer me 1,1903 dollarë dhe 108,64 jen në tregun e Tokios, kundrejt 1,1966 dollarëve e 109,72 yen që u shkëmbyen të enjten në Wall Street.
Monedha unike në mëngjes ka prekur kuotën 1,1888 kundrejt karmonedhës së gjelbër, vlera minimale që prej 10 marsit të vitit 2006.
Top Channel