Biden: Rrugë të reja për bllokadën në Gaza
07/06/2010 18:35
Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë “rrugë të reja” për zgjidhjen e krizës në Gaza.
“Po konsultohemi nga afër me Egjiptin, ashtu si dhe me partnerët e tjerë, mbi rrugët e reja për të zgjidhur cështjet humanitare, ekonomike dhe ato të sigurisë për situatën në Gaza”, ka pohuar Biden.
Deklarata e numrit dy të Shtëpisë së Bardhë e bëri deklaratën e tij në përfundim të një takimi me presidentin egjiptian Hosni Mubarak.
Situata në Gaza është tensionuar së fundmi për shkak të bllokimit që komandot izraelitë u bënë anijeve me ndihma që vinin për palestinezët.
Top Channel