Talebanët kundër dialogut

05/06/2010 17:45

Talebanët kanë hedhur poshtë çdo apel të Jirga-s për të hapur dialogun për paqen. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja pakistaneze “The News International”.

Sipas zëdhënësit taleban, Yousuf Ahmadi “nuk pranohen as ofertat e Jirgas dhe as ftesa e Karzait. Të gjitha janë përpjekje direkte për të zgjatur permanencën e forcave pushtuese të huaja”.

“Asambleja (e përbërë nga 1600 delegatë) është një bashkim i mbështetësve të qeverisë afgane dhe agjentëve që punojnë për fuqitë e huaja”, është shprehur zëdhënësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA