SHBA: Rregulla të reja për ndihmat në Gaza

05/06/2010 02:50

Për SHBA-të ndihmat humanitare për popullsinë civile në Gaza mbeten prioritet dhe për këtë Uashingtoni ka propozuar proçedura të reja për to.

Kështu, Majk Hamer, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë është shprehur se rregullat e deritanishme nuk kanë mbështetjen e duhur ndaj duhet të ndryshohen. SHBA, sipas Hamer propozon që të gjitha ndihmat për Rripin e Gazas të zbarkohen më parë në portin izraelit të Ashdodit.

Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje gjithashtu edhe anijes irlandeze, “Rachel Corrie” që të ndjekë këtë proçedurë për të zbarkuar ndihmat humanitare për palestinezët e Gazas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA