Schiavone, fituesja e “Roland Garros”

05/06/2010 19:00

Francesca Schiavone është fituesja e Roland Garros, turneu më i rëndësishëm në botë në fushën me dhe. 31 vjeçarja italiane ka mundur në finale australianen Samantha Stosur, numri 7 në renditjen botërore.

Suksesi në dy sete 6-4, 7-6 zgjati rreth 1 orë e 37 minuta. Ndryshe nga seti i parë, në të dytin Skiavone pati vështirësi, por në fund arriti të triumfojë ndaj tenistes që eleminoi nga ky turne emrat më të mëdhenj të tenisit botëror si Serena Uilliams, Jelena Jankovic dhe Zhystin Hene.

Francesca Skiavone është tenistja sportiste e parë femër dhe sportistja e katërt që fiton një turne slam.

“Ndihem një kampione e vërtetë”, ka deklaruar pas fitores Skiavone.

“I kam ndjekur të gjitha finalet e këtij turneu nga TV, ndërkohë që tani po e mbaj unë këtë trofe. Ndihem me të vertetë shumë mire”, ka theksuar fituesja e Roland Garos.

Duke filluar nga java e ardhshme 31 vjeçarja italiane që do të ngjitet në vendin e 6 në renditjen botërore, do të fitojë shpërblimin e këtij turneu 1 milion e 100 mijë euro dhe gjithashtu më shumë se 400 mijë euro shpërblim të Federatës Italiane të Tenisit të premtuara asaj në rast fitoreje të “Roland Garo”-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA