Njolla, kapak mbi të çarën e tubacionit

05/06/2010 18:35

Kapaku i vendosur mbi të çarën e tubacionit nënujor të naftës në gjirin e Meksikës, ka shënuar një farë suksesi.

Zyrtarët e rojes bregdetare amerikane njoftuan se kapaku ka arritur të mbajë 6 mijë fuçi nafte brenda 24 orësh, ose më saktë që kur nisi proçedura e bllokimit.

Kjo sasi përbën një të tretën e naftës së derdhur çdo ditë që nga shpërthimi i platformës Deep Horizion në muajin prill.

British Petroleum shpreson që sasia e naftës së mbledhur të rritet në ditët në vazhdim.

Një proçedurë si kjo nuk ishte provuar ndonjëherë në të tilla thellësi, ndaj kompania që në fillim tha se nuk ofronte dot garanci për suksesin e sipërmarrjes.

Si British Petroleum, edhe qeveria amerikane janë përballur me një rrebesh kritikash mbi ndotjen nga nafta, të përshkruar si katastrofa më e madhe mjedisore në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Administrata e Obamës i dërgoi kompanisë një faturë prej 69 milionë dollarësh për koston e deritanishme të reagimit ndaj katastrofës së rrjedhës së naftës dhe operacioneve të pastrimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA