Izraeli merr nën kontroll “Corrie”-n

05/06/2010 13:15

Trupat izraelite kanë marrë nën kontroll anijen me ndihma “Rachel Corrie”, e cila po përpiqej të shkelte bllokadën për në Rripin e Gazës.

Burime ushtarake izraelite bëjnë të ditur se ushtarët kanë hipur në bordin e anijes irlandeze, ekuipazhi dhe pasagjerët e të cilës nuk kanë bërë rezistencë.

Sipas burimeve, aktualisht anija po drejtohet për në portin izraelit të Ashdodit.

Bllokimi i “Corrie” vjen pesë ditë pasi 9 persona mbetën të vrarë kur komandot izraelitë zbarkuan me helikopter në anijen me ndihma për palestinezët që vinte nga Turqia.

Burimet kanë deklaruar se autoritetet do të marrin në pyetje të gjithë ata që ndodhen në bordin e anijes dhe se do t’i dërgojnë ndihmat në Gaza me rrugë tokësore, pasi të kenë kontrolluar të gjitha mallrat.

Në bordin e anijes “Rachel Corrie” ndodhen pesë shtetas irlandezë dhe 6 nga Malajzia, të gjithë aktivistë pro-palestinezë, si dhe anëtarët e ekuipazhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA