Irani, Merkel e Medvedev, pakt për sanksionet

05/06/2010 14:45

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me kancelaren gjermane Angela Merkel, për sanksionet ndaj Iranit.

Kreu i Kremlinit ka deklaruar se sado që ka një marrëveshje për sanksionet, të gjithë do të donin që të mos i aplikonin dhe që Teherani të dëgjonte ndërkombëtarët.

Ndërsa Merkel, nga ana e saj është shprehur se, marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm përpara dhe se sanksionet do të aprovohen së shpejti nga OKB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA