Irak, SHBA: Vrarë ose arrestuar 34 shefa të Al Kaedas

05/06/2010 01:40

Për ushtarakët e lartë amerikanë që udhëheqin luftën ndaj organizatës terroriste Al Kaeda në Irak, fushata ndaj saj ka qënë e suksesshme.

Kështu njofton komandanti i forcave të SHBA-së në Irak, Rei Odierno i cili saktësoi se 34, nga 42 udhëheqës rajonalë të Al Kaedas janë kapur ose janë vrarë prej forcave amerikane ose atyre vendase irakiane.

Odierno tha më tej se atentatet me bomba dhe humbjet njerëzore në Irak kanë rënë ndjeshëm në nga fillimi i këtij viti, po të krahasohet me të njëjtë periudhë të viteve të shkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA