Hungaria, BE: Falimentimi, i ekzagjeruar
05/06/2010 16:25
“Është e ekzagjeruar të flasësh për një rrezik falimentimi për Hungarinë që ka kryer progrese në konsolidimin e llogarive të saja publike”.
Kështu është shprehur komisioneri i BE-së për Punët Ekonomike dhe Monetare, Olli Rehn duke folur ne G20-ën e Busanit, në Korenë e Jugut.
“Hungaria ka pakësuar defiçitin më shumë se 5 përqind në vitet 2006-2009, konsolidimi i bilancit është i vazhdueshëm edhe përgjatë periudhës së vështirë të krizës dhe jam i bindur që do të vazhdojë në rrugën e ndërmarrë të rritjes”, ka deklaruar Rehn.
Top Channel