Edhe “Chrysler†probleme me pedalet
05/06/2010 00:30
Problemet me pedalin e gazit kanë detyruar “Chrysler”, tashmë prej disa muajsh markë e “Fiat Group”, të tërheqë nga tregu rreth 25 mijë makina.
Sipas specialistëve të kompanisë, ekziston risku i bllokimit të pedalit të gazit duke shkaktuar rritje të pakontrolluar të shpejtësisë në disa modele “Caliber” dhe “Compass” të vitit 2007.
Defekti i zbuluar së fundmi nga “Chrysler” mund të sjellë të njëjtën situatë si ajo që kaloi kompania japoneze e automobilëve, “Toyota” e cila tërhoqi nga tregu rreth 8 milion automjete me të njëjtin defekt.
Top Channel