Presidenti Barak Obama kreu vizitën e tij të tretë, të dytën brenda pak ditëve në Luiziana për të parë nga afër efektet e ndotjes nga nafta e çliruar nga “British Petroleum” në Gjirin e Meksikës.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë zhvilloi takime me zyrtarët vendorë të Luizianës si dhe me guvernatorin e Alabamës për t’u njoftuar më mirë mbi situatën në terren. Obama ka takuar edhe biznesmenë vendorë të prekur nga ndotja.
Vizita e presidentit amerikan ka ardhur në momentin kur kompania naftënxjerrëse “British Petroleum” ka nisur të reduktojë me sukses sasinë e naftës që derdhet në Oqean, si dhe 24 orë pas faturimit të shumës prej 69 milionë dollarësh për “BP”, shumë kjo e barazvlefshme me shpenzimet e kryera nga administrata Obama për të ndalur ndotjen në Gjirin e Meksikës.
Top Channel