Erdogan: Hamasi nuk është grup terrorist

04/06/2010 16:55

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka nënëvizuar se Hamasi, lëvizja islamike palestineze që kontrollon Rripin e Gazës, nuk është një grup terrorist.

“Luftëtarët e rezistencës së Hamasit luftojnë për të mbrojtur tokën e tyre dhe kanë fituar zgjedhjet”, është shprehur Erdogan.

Ai ka nënëvizuar se u ka thënë prej kohësh amerikanëve të mos e konsiderojnë Hamasin një grup terrorist:

“Edhe sot vazhdoj të mendoj të njëjtën gjë”, është shprehur Erdogan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA