Bruksel, s’është shqiptar autori i vrasjeve

04/06/2010 08:00

Është një iranian dhe jo shqiptar personi që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një gjyqtar dhe një kancelare, dje në gjykatën e Brukselit.

Kështu bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave shtetasi iranian u ndalua nga policia gjatë orëve të natës.

Sipas burimeve, 47 vjecari është identifikuar nga disa dëshmitarë që ndodheshin dje në ambjentet e gjykatës ku ndodhi vrasja e dyfishtë.

Vrasja e gjyqtarit dhe kancelares erdhi si hakmarrje ndaj vendimit të dhënë nga gjyqtari për kryerjen e një vepre penale.

Top Channel