Belgjikë, kapet vrasësi i gjykatëses

04/06/2010 19:35

Policia belge ka vënë në pranga të dyshurian kryesor për vrasjen e dyfishtë në Belgjikë. Burri, një 47 vjecar iranian, mendohet se ka kërkuar të hakmerret për vendimin e dhënë në procesin e tij gjyqësor.

Policisë iu deshen 24 orë për të rënë në gjurmët e vrasësit që arriti të largohej nga pallati i drejtësise në Bruksel, pasi qëlloi për vdekje me armë zjarri një gjykatëse dhe një sekretar të gjykatës.

Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se 47 vjecari është identifikuar nga disa dëshmitarë që ndodheshin ne sallen ku ndodhi vrasja e dyfishtë. Autori i sulmit kishte qene i pranishëm pergjate gjithe seancës gjyqësore dhe e nxori armën nga fundi i saj, atehere kur u dha vendimi ndaj tij per kryerjen e nje vepre penale.

Ministri i Drejtësisë i Belgjikës tha se është hera e pare që në një gjykatë belge vritet një gjykatës. Në ndërtesat belge të drejtësisë zakonisht nuk ka masa të forta sigurie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA