Thaçi, takim me krerë të larte
03/06/2010 10:50
Me ftesë të kryeministrit të Finlandës, Matti Vanhanen, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar drejt Finlandës për një vizitë zyrtare në Finlandë.
Me këtë rast, përveç takimit me homologun Vanhanen, kryeministri Thaçi do të pritet edhe nga presidentja e Finlandës, Tarja Halonen, kryetari i Parlamentit, Sauli Niinisto, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Alexander Stubb.
Thaçi gjatë vizitës zyrtare në Finlandë do të takohet edhe me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, ish-presidentin Marti Ahtisaari.
Top Channel