Schiffer në versionin afrikan

03/06/2010 14:20

Model afrikan, flokë të zinj, tip Bob Marley…Ky është imazhi i ri, me të cilin paraqitet Claudia Schiffer në versionin e ‘black-people’.

Ajo ka pozuar me lëkurë të errët, po jo edhe shumë, pasi ngjyra e saj e zbehtë prej gjermaneje nuk mund të nxihej më tepër.

Ky ndryshim realizohet për  Karl Lagerfeld, me të cilin modelja ka një bashkëpunim prej 20 vitesh dhe është imazhi i preferuar i tij.

Por pas këtij prezantimi kanë shpërthyer edhe polemikat, pasi veprimi nuk konsiderohet si një tribut inteligjent, por totalisht ofendues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA