Ka nisur pastrim-konservimi i të vetmit mozaik mural në vendin tonë, mozaikut të kapelës së Amfiteatrit Antik të Durrësit me qëllim përmirësimin e imazhit të tij dhe vlerësimin e ndërhyrjes restauruese që kërkon.
Kriza financiare me shume se kudo shfaqet ne ruajtjen e objekteve te trashegimise kulturore, por perpjekjet nuk mungojne. Kushtet atmosferike dhe mikroorganizmat e favorizuara nga lageshtia kane demtuar nder vite nje pjese te madhe te mozaikut mural qe u zbulua ne kapelen e Amfiteatrit antik ne fund te viteve ’60.
Tre faqet e mozaikut mural u zbuluan gjate ekspeditave per nxjerrjen ne drite te Amfiteatrit. Sipas studiuesve, mozaiket jane vendosur mbi nje shtrese afreskesh dhe prania e tyre ne amfiteatrin qe eshte nje ndertim pagan tregon se objekti eshte perdorur gjate Mesjetes se hershme per qellime kristiane.
Pastrimi i mozaikut ka larguar pjesen me te madhe te mykut qe e kishte mbuluar, ndersa nevoja per restaurim eshte emergjente.
Top Channel