Kompania GP refuzon ndihmën e Cameron

03/06/2010 15:05

Ndërsa njolla e zezë e naftës po i afrohet plazheve të Floridës, operacionet nëndetare po hasin gjithnjë e më tepër  vështirësi.

Amerika, në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje ka mbledhur në një tryezë të rrumbullakët në Washington shkencëtarë, inxhinierë dhe ekspertë. Mes tyre ndodhet edhe regjisori i famshëm James Cameron, i cili është shumë i apasionuar rreth botës nënujore, e madje ka edhe një miniflotë dhe robotë detarë me vlerë 400 milionë dollarë.

Këto aparatura i janë ofruar kompanisë GP, e kjo lëvizje është ironizuar nga mediat, të cilat janë të ‘kënaqura që Cameron i vjen në ndihmë Obamës”, në këtë momentn të vështirë.

Por kompania e ka refuzuar ndihmën dhe veprimi është konsideruar si tërësisht i pavend nga Cameron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA