Ki Mun: Fund bllokadës së Gazës
03/06/2010 02:20
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka kërkuar heqjen e menjëhershme të bllokadës mbi Gazën.
“Bllokada e Gazës duhet të marrë fund sepse ndëshkon civilë të pafajshëm dhe Izraeli duhet të servirë detajet e sulmit mbi flotën humanitare pro-palestineze”, ka deklaruar nga Nju Jorku kreu i OKB-së.
Deklarata e Ki Mun përkoi me kohën kur një tjetër anije me ndihma për qytetin e Gazas dhe palestinezët, e nisur nga Irlanda u ankorua në port, duke shkarkuar 550 ton kukullar, medikamente mjekësore dhe edikative.
Top Channel