Al Kaeda, tjetër mesazh militantëve të saj
03/06/2010 17:50
Organizata terroriste e Al Kaedës u ka bërë një tjetër apel militantëve të saj, këtë herë duke kërkuar rrëmbimin e të krishterëve dhe të anëtarëve të familjes mbretërore saudite.
Mesazhi në formë audio i rrjetit terrorist vjen si përgjigje ndaj arrestimit të një militanteje pak kohë më parë në veri të Riadit.
Ndërsa vetëm ditën e martë Al Kaeda njoftoi vdekjen e një prej krerëve të degës së saj në Afganistan, Mustafa Abu al Yazid, i njohur ndryshe si sheiku Said al Masri.
Top Channel