Në ankand Aston Martin i James Bond
02/06/2010 20:10
Keni 5 milionë euro për të shpenzuar dhe jeni fansa të James Bond? Nëse u jeni përgjigjur po të dyja pyetjeve, atëherë mund të përpiqeni të bëni tuajën Aston Martin DB5 gri, e drejtuar nga Sean Connery në “Goldfinger” dhe që do të përfundojë në ankand më 27 tetorin e ardhshëm në Londër.
Në film në 1964, DB5 ishin dy, por duke qënë se një prej tyre është zhdukur, kjo është e vetmja që ka mbetur në treg për herë të parë në 40 vjet.
Edhe pse në film ishte e pajisur me aramtimin më të sofistikuar të kohës, modelit në shitje i janë hequr mundësitë për të qëlluar.
Top Channel