Japoni, largohet kryeministri Hayotama

02/06/2010 08:35

Kryeministri japonez Yukio Hatoyama ka dhënë dorëheqjen nga ky post dhe kreu i partisë Demokratike.

Këtë vendim ai e bëri të ditur gjatë një fjalimi të mbajtur në televizion. Ndërkohë, kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e ekzekutivit të Tokjos është ministri i Financave dhe zv/kryeministri Naoto Kan.

Kjo hipotezë ka bërë që jeni japonez të humbasë terren, ndërsa largimi i Hatoyama-s ka bërë që bursa e Tokjos të mbyllet me bilanc negativ.

Top Channel