Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që Kosova dhe Serbia të bisedojnë sërish për statusin.

“Pavarësia e Kosovës nuk mund dhe nuk do të jetë subjekt i debateve”, ka deklaruar Hyseni në përfundim të samitit të Sarajevës.

Shefi i diplomacisë kosovare ka shtuar më tej se Kosova mund të bisedojë me Serbinë vetëm për cështjet teknike, edhe këtu si dy shtete të pavarura.

Top Channel