Depresioni, në SHBA preferojnë pilulat

02/06/2010 15:45

Pjesa më e madhe e amerikanëve që vuajnë nga depresioni preferojnë të përdorin ilaçe sesa t’i drejtohen psikoterapisë.

Tendenca është konfirmuar nga njw kërkim i kryer nga pretigjozja “Consumer reports” që ka analizuar një grup prej 2 mijë konsumatorësh.

80% e amerikanëve të pyetur që vuajnë nga depresioni dhe ankthi janë përgjigjur se po marrin ilaçe të kategorisë “Prozac” dhe se nuk ndjekin kura psikologjike.

Mes efekteve anësore, më e përhapura është ajo e uljes së epshit.

Top Channel