Angli, qëllon si i cmendur, vret 4 persona

02/06/2010 16:20

Të paktën katër persona kanë vdekur në Uajthevën, në Angli, pasi një person i quajtur Derrick Bird ka qëlluar si i cmendur me armë zjarri nga makina e tij në një rrugë të populluar.

Por, sipas policisë lokale, numri i viktimave mund të jetë më i lartë, ndërkohë që shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Më pas Bird ka braktisur makinën e tij për t’u larguar në këmbë dhe është gjetur pak momente më vonë nga forcat e policisë i vdekur në qytezën e Butit. Sipas autoriteteve, dyshohet se ai ka vrarë veten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA