Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka nisur sot një vizitë treditore në Greqi, ku do të takohet me autoritete të larta të shtetit helen.

Sipas njoftimit të presidencës serbe, Tadic do takohet me homologun Karolos Papulias, si dhe me kryetarin e Parlamentit, Filipos Pecalnikos.

Ndërkohë, nesër do të zhvillohet një takim i këshillit serbo-grek, ku bashkë me Tadic do të jetë i pranishëm edhe kryeministri grek Jorgos Papandreu.

Greqia njihet si aleate e ngushtë e Serbisë, sidomos për vendimin e saj për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

Top Channel