OKB: Izraeli të hetojë sulmin
01/06/2010 10:05
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i mbledhur në Nju Jork, ka dalë me një deklaratë të prerë ndaj Izraelit, për sulmin e komandove ndaj anijes me ndihma për palestinezët e Gazës.
KS, pas një mbledhjeje të gjatë 12 orë dhe pas një kompromisi mes palës turke dhe asaj amerikane, ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar zhvillimin e një hetimi.
“Dënojmë humbjen e jetëve të civilëve dhe kërkojmë një hetim të shpejtë, të pavarur, të besueshëm dhe transparent”, ka deklaruar KS.
Nga sulmi i forcave speciale izraelite ndaj anijes me ndihma humbën jetën 9 aktivistë, shumica e të cilëve grekë dhe turq.
Top Channel