Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
Ne prag te samitit te Sarajevës, ku liderë të politikës së jashtme të Ballkanit do të diskutojnë sëbashku për strategjinë integruese të rajonit, 142 organizata të shoqërisë civile nga të 6 vendet e gadishullit, iu drejtuan përmes një letre të hapur zyrtarëve në Bruksel, duke kërkuar që t’i hapet rrugë integrimit të përbashkët të vendeve të Ballkanit.
Sipas tyre, BE duhet të mendojë për nisjen e një vale të re bashkëpunimi për t’i dhënë një shtysë të re integrimit. Gjithashtu në letër theksohet se angazhimi i BE-së për një të ardhme europiane të rajonit ka dhenë fryte të medha.
“Megjithatë, deklarata e Zagrebit dhe ajo e Selanikut nuk mjaftojnë për stabilitetin dhe demokracinë dhe për këtë arsye, BE duhet të caktojë qartë etapat”, thuhet mes të tjerash në letrën e organizatave nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja, Serbia e Kroacia.
Top Channel