
Biznesmeni i njohur malazez Dragan Dudic ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda të marra nga një sulm me armë zjarri i kryer ndaj tij.
Dudic ishte pronari i një prej diskotekave më të frekuentuara në Kotor, “Maximum”, si dhe i një rrjeti hotelesh në këtë qytet.
Megjithatë, njoftojnë autoritetet malazeze, emri i tij lidhej me atë të Darko Saric, një ndër bosët serbë më të fuqishëm të narkotrafikut nga Amerika e Jugut.
Sipas burimeve, dyshohet se vrasja e tij ishte një hakmarrje për vrasjen e Dejan Gjukovic, pronar i një kompanie taksish po në Kotor, e ndodhur në tetor.
Pak muaj më parë, policia serbe në bashkëpunim me autoritetet amerikano-jugore konfiskoi dy ton kokainë që trafikohej drejt Evropës nga grupi i Saric.
Top Channel