
Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Korenë e Jugut ku një foshnje ka vdekur nga uria pasi prindërit ishin harruar pas lojës online.
Cifti braktisi fëmijën duke shkuar në një internet caffe ku si për ironi të fatit, po rrisnin në një lojë një fëmijë virtual. Ata janë dënuar me nga 2 vjet heqje lirie por dënimi i gruas është ndërprerë pasi ajo pret një tjetër fëmijë.
Babai, një shofer taksie 41 vjecar dhe mamaja 25 vjecare kalonin mesatarisht 10 orë para ekranit të kompjuterit nga i cili krijuan totalisht varësi, duke i dhënë për të ngrënë fëmijës vetëm një herë në ditë. Vogëlushja peshonte rreth dy kilogramë për shkak të lindjes së parakohshme dhe dhunohej fizikisht pasi ajo qante.
Drama ka ndodhur një mbrëmje shtatori kur cifti e gjeti vajzën të pajetë në shtëpinë e tyre në qytezën Suvon. “Eshtë një krim cnjerëzor që nuk mund të gjejë asnjë justifikim”, tha gjykatësi para se të jepte vendimin për dy prindërit. Problemi i dipendencës është një problem madhor në Korenë e Jugut ku mendohet se 2 milionë persona janë “infektuar” nga kompjuteri.
Top Channel