Kore e Jugut, gjykata dënon 2 agjentë të Veriut

01/06/2010 10:05

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me burg dy koreano-veriorë për planifikimin e vrasjes së një zyrtari të lartë, Hwang Jang Yop.

Prokurorët kanë kërkuar dënime 15 vjecare, por gjykata i dënoi ata me nga 10 vjet burg secilin.

Dy personat, të identifikuar si Kim dhe Tong, kanë pranuar se kanë qenë atentatorë dhe se kishin një mision sekret për të vrarë Hwang.

Gjyqtari i cështjes tha se dënimi u ul pasi dy personat, të moshës 36 vjec, vijnë nga një vend ku nuk kishin zgjidhje tjetër, por të bënin ashtu sic u thuhej.

Menjëherë pasi identitetet e tyre u zbuluan, dy koreano-veriorët bashkëpunuan plotësisht me autoritetet. Nga ana e saj, Koreja e Veriut ka mohuar ekzistencën e një komploti të tillë.

Top Channel