Kinë, vriten tre vetë në një gjykatë

01/06/2010 10:45

Tre persona janë qëlluar për vdekje gjatë një procesi gjyqësor që po zhvillohej në provincën e Hunanit, në jug të Kinës.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se janë ende të paqarta motivet e këtij krimi të trefishtë, autori i të cilit ishte i përfshirë vetë në një proces gjyqësor.

Personi në fjalë, bëjnë të ditur agjencitë kineze të lajmeve, më pas vrau veten. Pas ngjarjes gjykata është rrethuar nga trupa policore të armatosura, ndërkohë që trupat e viktimave janë ende brenda.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se ngjarje të tilla janë shumë të rralla në Kinë, pasi vetëm pak njerëz kanë akses tek armët e zjarrit.

Top Channel