Ministria e Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se Fuad Ramiqi, shqiptari nga Kosova që gjendej në një nga anijet e karvanit të sulmuar prej izraelitëve është gjallë dhe i ka shpëtuar sulmit të izraelitëve.

Top Channel kontaktoi edhe me ambasadorin e Kosovës në Turqi, që deklaroi se brenda pak ditësh ai do të kthehet sërish në Kosovë. Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme, Lulzim Mjeku konfirmoi se ai është gjallë, por shtoi se për momentin nuk janë vendosur kontakte të drejtëpërdrejta.

Këtë e konfirmoi edhe ambasadori kosovar në Ankara, Bekim Sejdiu. “Sipas informatave zyrtare qe kemi marre nga autoritetet turke, rezulton se i vetmi kosovar qe ka qene ne anije eshte gjalle dhe ndodhet i ndaluar deri ne deportimin per ne Turqi”, theksoi ai.  

Top Channel