Google heq kompjuterat Windows nga zyrat

01/06/2010 16:00

Google po heq kompjuterat me sistem operativ Windows nga zyrat e saj në një lëvizje që synon të limitojë rreziqet e sulmeve informatike.

Lajmin e ka bërë të ditur “Financial Times”, që i referohet deklaratave të disa punonjësve të kompanisë.

Vendimi për të kaluar tek sistemet e tjerë operativë (Mac i Apple ose Linux) është marrë në janar, pas sulmit piraterik që nisi nga Kina.

Kjo masë mundet që realisht t’i japë fund përdorimit të Windows në selitë e Google, që numëron më shumë se 10 mijë të punësuar në botë.

Top Channel