Në Kosovë nuk ka asnjë informacion për kosovarin që ndodhej në anijen me ndihma humanitare për palestinezët e Gazës që u sulmua nga Izraeli.

Zëvendësministrja kosovare e Punëve të Jashtme, Vlora Citaku ka deklaruar se dikasteri i saj është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet turke, por nuk ka mundur të marrë asnjë të dhënë mbi fatin e Fuad Ramiqit.

“Qeveria është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Turqi dhe me ambasadën e Kosovës në Ankara, por për momentin nuk kemi ndonjë të dhënë për gjëndjen e shtetasit tonë”, ka deklaruar Citaku.

Ndërkohë, mediat maqedonase raportuan se ai do të ekstradohej nga Izraeli ditën e sotme, bashkë me tre shtetas maqedonas.

Top Channel